FOTO: Rrufeja këput pemën në Gjakovë

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, në të cilën shihet një pemë goxha e trashë e këputur nga rrufeja.

Qytetari ka thënë se rasti ka ndodhur në Gjakovë, saktësisht në lagjen “Yll Morina”.

Sipas qytetarit, për fat të mirë, rrufeja nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.