(FOTO) Qytetarët serbë solidarizohen me furrtarin shqiptar që u sulmua në Serbi

Disa qytetarë serbë janë mbledhur te furra e Mon Gjurajt në Beograd sot për të treguar solidaritet më furrtarin.

Kjo pasi ai ishte cak i sulmit të ultra-nacionalistëve serb në fundjavë.

Kjo mbledhje u quajt ‘Burek për Solidaritet’

FOTO: BIRN

Gjuraj i përket pakicës shqiptare në Serbi. Nacionalistët erdhën tek furra e tij pasi një foto e kushëririt të tij teksa pozonte duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës me dy koka, u përhap në Facebook.

Flet furrtari shqiptar që u sulmua në Beograd