FOTO: Qytetarët e veriut tregojnë çfarë presin nga zgjedhjet e sotme

Qytetarët e komunave në veri të Kosovës kanë pritje të ndryshme nga zgjedhjet e sotme për kryetarët e komunave të tyre.

Ata po ashtu kanë pak informacione për zgjedhjet që po mbahen në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Nebojsha Gjuriq, qytetar i Zveçanit, thotë se nuk pret shumë nga këto zgjedhje.

“Nuk pres shumë nga këto zgjedhje”, thotë ai, transmeton KALLXO.com.

Angelina Brankoviq, votuese në Zveçan, thotë se voton për një jetë më të mirë.

“Po votojmë për një jetë ma të mirë. Për Serbinë”, tha ajo.

Ndërsa, Millorad Miliq, tha se shpreson për një jetë më të mirë.

“Për një jetë më të mirë, për ndryshime, për infrastrukturë, punësim. Sigurisht për një jetë më të mirë seç ka qenë”, tha Miliq.

Në katër komuna në veri të Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarë të tyre.

Zgjedhjet po mbahen pas dorëheqjes së katër kryetarëve si reagim ndaj vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.