Protesta në Veri - Foto: KALLXO.com

FOTO: Protesta e serbëve në Veri

Serbë të Mitrovicës Veriore kanë mbajtur sot gjatë ditës një protestë para objektit të Gjykatës Themelore.

Krahasuar me herë të tjera, numri i protestuesve nuk ishte shumë i madh. Por, kërkesat ishin të njëjta sikur në protestat e mëparshme.

Qytetarët serbë të veriut kanë kërkuar heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte vendosur në nëntor të këtij viti.

Protesta, e cila ka zgjatur rreth një orë, është shoqëruar me muzikë dhe fjalime.

Ajo ka përfunduar rreth orës 13:00.

E nisur para objektit të Gjykatës, protesta, e cila ka qenë e qetë, është zhvendosur te busti i Car Llazarit.

KALLXO.com ka kontaktuar Besim Hotin, zëvendësdrejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës Veriore.

Hoti tha se protesta ka qenë e qetë dhe se në të janë parashtruar kërkesa të njëjta si në protestat e mëparshme.