Foto: Atdhe Mulla

FOTO: Protesta e 1 Majit në Prishtinë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë u shënua me protestë të organizuar nga sindikatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, raporton REL.

Avni Ajdini kryetar i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës tha se punëtorët duhet të raportojnë për shkeljet që ju bëhen.

“Gjithmonë duhet të jemi unik që të realizojmë të gjitha kërkesat. Kemi çdo ditë shkelje ligjore dhe kërkojmë që ligji të zbatohet. Kërkojmë nga punëtorët të deklarohen për shkeljet që iu bëhen në vendin e punës”, tha Ajdini.

Ajdini po ashtu foli edhe për pagën minimale. Ai tha se sipas ligjit, kjo pagë duhet të jetë 220, edhe pse sipas tij, kjo gjë është vetëm në letër. Por, sipas kreut të BSPK-së, për shkak të rritjes së çmimeve për shportën mujore, paga minimale në vend duhet të jetë 300 euro.

Gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), 20 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, për shkak të mungesë së kushteve dhe sigurisë në punë.

Shqetësuese sipas organizatave që merren me të drejtat e punëtorëve është hezitimi i punëtorëve në sektorin privat për të denoncuar shkeljet e të drejtave të tyre, për shkak të frikës së humbjes së vendit të punës.

Lidhur me këtë, KDI i ka rekomanduar Inspektoratit të Punës që të shtojë inspektimet dhe të rrisë numrin e inspektorëve.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të fotoreporterit të KALLXO.com, Atdhe Mulla, nga protesta e sotme e organizuar nga disa grupe shoqërore në Prishtinë:

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla