(FOTO) Piktura e Agim Ramadanit më gëzhoja të plumbave vendoset në Gjilan
03.5.2019 - 15:52
Në qytetin e Gjilanit është vendosur fotografia e heroit Agim Ramadani e ndërtuar me gëzhoja të plumbave.
Kjo vepër është vendosur në qendër të qytetit sot, në përvjetorin e ditëlindjes së Agim Ramadanit, i njohur si komandant Katana.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shpërndarë një fotografi të vendosjes së pikturës.
“Në emër të urimit për ditëlindje, sot në qytet vendoset në gëzhoja të plumbave fotoja e tij. E deshi librin, pikturën, por, mbi të gjitha, lirinë e vendit të tij. Karadaku i Gjilanit është krenar dhe do ta jetësojmë idealin e tij për të jetuar të bashkuar – Lindja e Veriu i Kosovës!”, ka shkruar Lutfi Haziri në Facebook.