Parkingu ku u hodhën bomba, rrugës transitore për Pejë. FOTO: KALLXO.com

(FOTO) Parkingu ku u hodhën bombat rrugës për Pejë

Mbrëmjen e kaluar në parkingun e diskotekës “Tranzit” e cila gjendet në rrugën transitore për Pejë, janë gjuajtur dy bomba.Nga kjo janë dëmtuar disa makina.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet ende prezenca e policisë

Gjatë ditës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka treguar se rasti po hetohet.

“Dy bomba janë gjuajtur në një parking të një diskoteke në rrugën tranzit. Nga shpërthimi i bombave janë dëmtuar disa makina. Rasti është duke u hetuar edhe na policia edhe nga prokuroria”, tha Kurmehaj.

Parkingu ku u hodhën bomba, rrugës transitore për Pejë.
FOTO: KALLXO.com

https://kallxo.com/bomba-ne-parkingun-e-diskotekes-rruges-per-peje/