FOTO: Operacion i madh në Gjakovë, rreth 100 policë në aksion
09.7.2019 - 20:12
Policia e Kosovës ka nisur një aksion të madh në regjionin e Gjakovës.
Në shënjestër të këtij operacioni janë bizneset e lojërave të fatit.
Operacioni është duke u zhvilluar në 10 lokacione dhe janë angazhuar rreth 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale.
Ligji që ndalon lojërat e fatit ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019.
Ky ligj ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars të këtij viti.