Ilustrim- Pallati i Rinisë - Foto: KALLXO.com (28 janar 2018)

Foto- Ndotja e Ajrit në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Në KALLXO.com kanë vazhduar të raportohen objekte familjare, biznese dhe institucione publike të cilët dukshëm ndotin ajrin.

Në fotografitë e fundit të dërguara nga qytetarët shihet se si një objekt që gjendet në lagjen Arbëria të kryeqytetit lëshon tym të zi nga oxhaku.

Ngjashëm, edhe një objekt në Fushë Kosovë po ‘kontribuon’ në ndotjen alarmante të ajrit që ka shënuar këto ditë Kosova, në veçanti Prishtina me rajon.

Prishtinë, Lagja Arbëria

 

 

Fushë Kosovë

Raportimet tuaja do të trajtohen nga hulumtuesit e KALLXO.com dhe çështjet e ngritura do të adresohen tek institucionet përgjegjëse dhe do të publikohen në KALLXO.com.