FOTO - Momenti i arrestimit të shtetasit rus në veri të Kosovës

Lajm i plotësuar

Shtetasi rus i punësuar në UNMIK, i arrestuar paraditen e sotme gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, është liruar nga arresti.

Lajmin e ka konfirmuar për BIRN, zëdhënësja e UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha më herët se shteasi rus bashkë me një veturë të misionit të OKB-së në Kosovë, ka qenë në një barrikadë të vendosur në rrugë për ta penguar Policinë e Kosovës në kryerjen e detyrave të veta.

“Po është e vërtetë që në mënjanimin e barrikadave, në njërën nga barrikadat ka qenë edhe një veturë e UN (Kombet e Bashkuara), dhe në të ka qenë një zyrtar i UN-it me prejardhje nga shteti rus dhe një zyrtar lokal që punon për UN-in. Arsyeja pse ne i kemi marrë ka qenë pjesëmarrja në barrikada”, ka deklaruar drejtori i Policisë.

Lirimin e shtetasit rus gjatë ditës e ka kërkuar edhe UNMIK si dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

I plotësuar më 17:31

Ai qe arrestuar për shkak se ka tentuar që ta pengojë Policinë e Kosovës në largimin e një barrikade të vendosur në rrugë nga serbët lokalë gjatë kohës sa njësitet speciale të Policisë po kryenin aksionin e arrestimeve ndaj një rrjeti të kontrabandës në veri.

KALLXO.com sjell fotografi ekskluzive të arrestimit të shtetasit rus, punëtor i UNMIK-ut.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com