FOTO: Me veturë zyrtare në Shqipëri

Ndonëse sot ditë vikendi, dikush nga institucionet shtetërore ka qëndruar në Shqipëri me veturë zyrtare.

Një qytetar ka fotografuar një veturë të tipit Mercedes-Benz me tabela të institucioneve të shtetit “3Z” duke hyrë nga Shqipëria në Kosovë, në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas qytetarit, fotografia është shkrepur sot rreth orës 16:30.

Kjo është foto ku shihet vetura zyrtare duke hyrë në Kosovë.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur zyrtarët e shtetit i shfrytëzojnë veturat e institucioneve për shëtitje në vendet fqinje.

https://kallxo.com/foto-vetura-zyrtare-ne-deti/

Pas raportimit të KALLXO.com për një veturë zyrtare buzë detit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ua ndalon zyrtarëve shfrytëzimin e veturave zyrtare jashtë shtetit.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë do të kërkojë nga Policia e Kosovës t`ua kërkojë autorizimin zyrtar nëse e kanë të aprovuar të kalojnë kufijtë me vetura zyrtare.

https://kallxo.com/qeveria-nxjerr-vendim-per-tua-ndaluar-ekskurzionet-zyrtareve-shteteror-me-vetura-zyrtare/

Para pak ditësh, KALLXO.com raportoi për një veturë zyrtare të Kosovës, e cila është fotografuar në parkingun e një banje në Elbasan.

https://kallxo.com/arsyet-pse-vetura-e-qeverise-ishte-ne-banjen-e-elbasanit/

Muaj më parë, një tjetër veturë ishte parë në Sarandë.

https://kallxo.com/video-me-veture-zyrtare-ne-sarande/

www.kallxo.com