FOTO - Malishevë, asfalti nuk qëndroi as 3 ditë

Rruga e quajtur “Rruga e Ushtrisë” në fshatin Burim në Malishevë shihet së është dëmtuar edhe pse ishte shtruar para 3 ditëve.

Sipas disa fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com shihet së asfalti në skaj të rrugës është i dëmtuar.

Lidhur më ketë rast, Drejtori i Urbanizimit në Komunën e Malishevës, Islam Vrenezi thotë për KALLXO.com së kjo pjesë e rrugës nga punimet e bëra nuk është pranuar edhe si e tillë shton së kanë urdhëruar që kompania kontraktuese të ndërpres punimet dhe të vendos asfalt tjetër.

“Sa i përket kësaj rruge, pasi kemi dal në teren me menaxherin e asaj kontrate kemi konstatuar se ajo pjesë nuk mund te pranohet dhe kemi urdhëruar kompaninë qe të ndërpres punimet në atë pjesë. Menaxheri ka urdhëruar kompaninë qe ajo pjesë te prehet dhe te vendoset asfalti tjetër në bazë te standardëve qe i ka ne kontratë, ajo pjesë shume shpejt do te rregullohet”, ka thënë Vrenezi.

KALLXO.com ka kontaktuar më kompaninë kontraktuese “REA Sh.p.k” e cila pretendon së punët kanë përfunduar dhe së nuk ka dëmtime të asfaltit.

Kur u pyet nëse do të punojnë përsëri në të njëjtën rrugë, drejtori i kompanisë e mohoi.

“Jo jo, nihere është shtru, mirë është krejt. Po nëse ka ndodhë diçka na aty jemi so telashe. Mund të ketë ndodhur gjatë procesit të punës naj devijim por jo. Një gabim shumë të vogël e kemi rregullu sot. Kanë përfundu punimet. Por më shumë detaje nuk di nëse ka problem tjetër”, u shpreh pronari Agim Kastrati.

KALLXO.com ka raportuar edhe më 8 maj së ende pa u mbushur një muaj që kur është asfaltuar rruga që lidh fshatin Dragobil me fshatin Gurbardhë të Malishevës, ajo është dëmtuar.

Rruga që lidh dy fshatrat e Malishevës ishte asfaltuar në fillim të muajit prill por që pas dy jave, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, kompania kontraktuese është detyruar që të intervenojë prapë në një pjesë të segmentit.

Këto janë fotografitë nga rruga më asfalt të dëmtuar në fshatin Burim të Malishevës.