Foto - Liqeni i Badovcit po shterron me shpejtësi

Ende pa filluar muajt e verës, Liqeni i Badvocit, prej nga furnizohen me ujë të pijshëm pothuajse gjysma e Prishtinës, ka filluar të thahet me shpejtësi të madhe.

Siç shihet në fotografitë e realizuara gjatë ditës së sotme nga Liqeni i Babovcit, liqeni është shteruar me disa metra.

Hapësira ku javë më parë ishte e mbuluar nga uji tani është tharë dhe mbuluar me bari.