Ramush Haradinaj i kotur në Kuvend - Foto: Atdhe Mulla

FOTO: Kryeministri Kotet në Kuvend

Kryeministri i Kosovës duket se është lodhur nga angazhimet e tij.

Për këtë arsye, ai e ka shfrytëzuar seancën e Kuvendit të Kosovës për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, për ta bërë një sy gjumë.

Sipas fotografive të fotografit të KALLXO.com nga seanca, kryeministri Ramush Haradinaj është kotur për disa minuta në ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e Kuvendit, që është duke vazhduar edhe në këto çaste, po debatohet rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën Qeveria e Haradinajt e ka sjellë për votim.

Kjo është hera e katërt që Demarkacioni është sjellë për votim, por në tri herët e kaluara Marrëveshja nuk është nxjerrë për votim për shkak se pozita nuk i kishte 80 votat e nevojshme.

Ramush Haradinaj i kotur në Kuvend – Foto: Atdhe Mulla