FOTO: Kryeministri Haradinaj shëtitet në bjeshkët e veriut të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj këtë të diel së bashku me bashkpunëtorët e tij nga Mitrovica kanë vizituar bjeshkët e Shalës.
KALLXO.com ka kontaktuar me Asllan Isufin drejtor i Drejtorisë së Mjedisit, i cili edhe shihet në fotografi që e ka shoqëruar kryeministrin.
Ai ka konfirmuar që së bashku me kryeministrin dhe bashkpuntorë të tjerë kanë vizituar bjeshkët më veriore të Kosovës.
“Po sot kryeministri ka vizitu bjeshkët më veriore të Kosovës, më saktë në bjeshkët e Shalës. Në shoqëri të bashkpuntorëve të tij nga Mitrovica”, ka thënë Isufi për KALLXO.com
Arsyeja e vizitës sipas Isufit ishte për relaks dhe për t’i parë nga afër bukuritë veriore të Kosovës.
“Jemi ngjitur deri në majën e quajtur “Maja e Mprehtë” që është në zonën më të thellë në veri të Kosovës”, ka shtuar në fund Isufi.
Ndryshe nga kjo bjeshkë mund të shihet i gjithë territori i Kosovës dhe më gjerë.