FOTO: Këta janë top të kërkuarit në Kosovë nga Policia e Kosovës

Lidhur me veprat penale “nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik; lëndim i lehtë trupor; shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës; parandalimi ose pengimi i tubimit publik; dëmtim i pasurisë së luajtshme; që ndodhi më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku promovimi i revistës “Kosova 2.0” u pengua, Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit kompetent ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e këtij rasti.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, të publikuar në uebsajtin e PK-së, me kërkesë të prokurorit kompetent, ka publikuar dhjetë fotografi të të dyshuarve të mundshëm të përfshirë në këtë rast, si persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, në përpjekje për të identifikuar personat e kërkuar.

“Hetimi Kosova 2.0 përfshin shtatë incidente të veçanta që janë duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Përveç incidentit që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka pasur edhe disa incidente të tjera.

“Të gjitha incidentet kanë të bëjnë me veprat penale kundër komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT) në Kosovë”, thuhet më tutje në njoftim.

Deri më tani hetimet e policisë kanë rezultuar me identifikimin e 12-të personave si të dyshuar të mundshëm për vepra të ndryshme.

Kundër pesë të dyshuarve, prokuroria ka hapur një hetim formal.

Policia e Kosovës, ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimi e vazhdueshëm, si dhe në të njëjtën kohë kërkon nga të gjithë ata të cilët kanë informata të besueshme të kontaktaktojë në numrat e telefonit; 192, 92 dhe 038 242131 prej orës 08:00-16:00.

Të gjithë ata që ofrojnë informacion të besueshëm për Policinë e Kosovës, do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Të kërkuarit nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës
Të kërkuarit nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës
Të kërkuarit nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës
Të kërkuarit nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës
Të kërkuarit nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës
Të kërkuarit nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës
Të kërkuarit nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës
I kërkuari nga Policia e Kosovës