FOTO: Heroizmi i policëve, qytetarit i shpëtohet jeta

Një pjesëtar i Njësive Speciale, komandanti i Policisë, Kristë Gjoka dhe disa qytetarë kanë arritur ta kapin për këmbë një person që tentonte të hidhej nga një lartësi e madhe.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjakovë, te vendi i njohur si Ura e Talit.

Qytetari është shpëtuar në momentet e fundit në një ngjarje që ngjante në filmat aksion, raporton KALLXO.com.

Policët janë kacavjerrë në shtyllat dhe skelet e vendosura rreth një ndërtese shumëkatëshe për të arritur deri te personi që tentonte të hidhej.

Ndërhyrja ka qenë e rrezikshme për shkak të rezistencës së personit.