Gjakova me tym nga djegia e mbeturinave - Foto: KALLXO.com

FOTO: Gjakovë, qytetarët ‘ngufaten’ nga tymi që vjen nga djegia e bërllokut

Banorët e Gjakovës janë duke vuajtur nga tymi që po vjen nga djegia e bërllokut në deponinë e mbeturinave.

Një qytetar ka dërguar foto, të cilat, sipas tij dëshmojnë për ajrin e ndotur në qytet si pasojë e djegies së mbeturinave.

Qytetari ka thënë se me këtë problem ka disa muaj që po përballen por askush nuk po merr masa.

Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto të shkrepura në pjesë të ndryshme të qytetit dhe në kohë të ndryshme.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.