FOTO dhe VIDEO: Të arrestuarit në Veri sillen në Prishtinë

Disa prej dhjetëra të arrestuarve në Veri janë sjellur në Prishtinë.

Policë në uniformë nga veriu i Kosovës janë sjellur të arrestuar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

KALLXO.com, po qëndron para këtij institucioni ku po sillen të arrestuarit.

Operacioni policor i nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në pjesën veriore të Kosovës është shpërndarë edhe në jug të Mitrovicës.

KALLXO.com mëson se cak i këtij aksioni janë rrjetet e kontrabandës së mallrave nga Serbia për në Kosovë.

Janë realizuar disa bastisje në disa lokacione.

Një pjesëtar i Policisë është plagosur me armë zjarri gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kundër kontrabandës.

KALLXO.com merr vesh se polici është plagosur lehtë dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.