Alban Muja_Bienalja e Venedikut - FOTO Atdhe Mulla

FOTO - Alban Muja në Bienalen e Venedikut

Hapja e pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut është bërë sot. KALLXO.com ju sjellë fotografi nga ceremonia e hapjes së Bienales.

Artisti kosovarë Alban Muja e cili po e përfaqëson Kosovën në këtë Bienale në një interviste për Gazetën Jeta në Kosovë ka deklaruar se projekti me të cilin ai prezantohet në këtë Bienale është multimedial.

“I kam marrë 3 imazhe gazetareske të bëra para 20 viteve, të fëmijëve që janë fotografuar nga mediat e njohura në atë kohë si refugjatë (ose nëpër kampe ose në ikje prej luftës), dhe kam bërë tri video me ata fëmijë 20 vjet pas. Ideja ka qenë me sjellë një projekt human, përmes këtyre imazheve që përkujtojnë jo vetëm çka ka ndodhur në Kosovë kur më shumë se 1 milion njerëz u shndërruan në refugjatë më 1999, por edhe të përkujtojmë sfidën me të cilën ballafaqohen refugjatët e sotëm. Këto personazhe janë fëmijë që në atë kohë kanë qenë 6 muaj deri në 5 vjeçar”, ka thënë Muja.

Ai tutje në intervistë ka treguar në këtë Bienale do prezantohet me personazhet: “Besa Lutën nga Kaçaniku që është foshnja e nënës nga Kaçaniku që është fotografuar duke i dhënë gji bebes derisa kapërcente kufirin me ikë nga lufta, dhe dy videot tjera me Besimin e Jehonën, vëlla e motër, nga Mitrovica dhe Agimin nga Prizreni”, ka thënë artisti Alban Muja.

Foto - Atdhe Mulla
Foto – Atdhe Mulla
Foto - Atdhe Mulla
Foto – Atdhe Mulla
Foto - Atdhe Mulla
Foto – Atdhe Mulla
Foto - Atdhe Mulla
Foto – Atdhe Mulla
Foto - Atdhe Mulla
Foto – Atdhe Mulla
Foto - Atdhe Mulla
Foto – Atdhe Mulla
Foto - Atdhe Mulla
Foto – Atdhe Mulla