FOTO: Aksident trafiku në lagjen Arbëria

Para pak orësh ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Sipas një qytetari që ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe së dyshohet për dy të lënduar.

Në këto fotografi shihet se policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotografitë nga vendi i ngjarjes.