Aksidenti te Konviktet foto KALLXO.com

FOTO: Aksident trafiku afër Konvikteve në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin afër Konvikteve të Studentëve në Prishtinë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar foto në KALLXO.com, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Qytetari ka thënë se me gjasë në aksident nuk ka të lënduar.

Siç shihet edhe në foto, në vendin e ngjarjes janë edhe pjesëtarë të Policisë.

Këto janë fotot që qytetari i ka dërguar në KALLXO.com.