Kuvendi i Kosovës | Foto: KALLXO.com

Formimi i Qeverisë Nuk Është në Rend Dite në Seancën e 3 Gushtit

Përmes një njoftimi, Kuvendi i Kosovës ka ftuar deputetët që do ta përbëjnë legjislaturën e re.

Në rend dite, sipas këtij njoftimi janë tri pika: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët që do ta japin betimin në seancën konstituive janë zgjedhur në zgjedhjet e 11 qershorit.

Zgjedhjet u mbajtën pasi presidenti i vendit e shpërndau Kuvendin pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa më 10 maj.

Seanca konstituive do të fillojë në ora 10:00.