Folk grupi amerikan do të përformojë sonte në Prishtinë

Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road”, do të vizitojnë Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.

Programi i këtij grupi nga Oklahoma prej 3 deri më 8 prill përfshin koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën.

Programi i koncerteve përfshin: Ditën e shtunë në Hollin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nga ora 20:30 si dhe të hënën, më 8 prill në shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë nga ora 19:00 – 20:30, njofton ambasada amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media./RTV21.