Flet Gruaja e Kandidatit Xhavit Drenori

Kjo është Merita Drenori, bashkëshortja e kandidatit për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori.

Gruaja e Drenorit, tregoi për KALLXO.com mënyrën e jetesës bashkëshortore.

Sipas saj, meqë kohën e ka të limituar burri i saj, shefi i shtëpisë mbetet Merita.

Kafet janë ato që Drenori vazhdimisht përgatit e ushqimet e shpejta, si omlet, supa, sallata janë ushqimet që Xhavit Drenori di t’i përgatisë.

Merita tha se familja e tyre bën një “jetë mesatare”, ndërsa përmendi pushimin e tyre të fundit, atë në Turqi.

Xhavit Drenori dhe rivalët tjerë në garën për Drenasin do të përballen sonte në një debat të moderuar nga Jeta Xharra.

Kallxo.com dje ka publikuar video të shtëpisë së Xhavit Drenorit të cilën mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

http://kallxo.com/shtepia-e-xhavit-drenorit-e-xhiruar-nga-droni/