Flet Gruaja e Kandidatit Elmi Thaçi

Kjo është Shqipe Thaçi, bashkëshortja e kandidatit për Kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi.

Gruaja e Thaçit, tregoi për KALLXO.com mënyrën e jetesës së tyre bashkëshortore.

Sipas saj, Elmi Thaçi është një njeri “humanitar dhe i dëgjueshëm”.

Njohja mes tyre kishe ndodhur menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë.

“Të pasur janë dhe kanë qenë gjithmonë”, thotë gruaja e Thaçit.

Shqipja, gruaja e Thaçit tha se për nga ushqimi, kandidati Thaçi nuk merr pjesë pasi që nuk di të përgatisë asgjë, madje as kafenë.

Elmi Thaçi dhe rivalët tjerë në garën për Drenasin do të përballen sonte në një debat të moderuar nga Jeta Xharra.

Kallxo.com dje ka publikuar video të shtëpisë së Elmi Thaçit të cilën mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

http://kallxo.com/shtepia-e-elmi-thacit-e-xhiruar-nga-droni/