Flet Gruaja e Kandidatit Bedri Nika

Kjo është Feride Nika, bashkëshortja e kandidatit tjetër për kryetar të Drenasit, Bedri Nika.

Bedri Nika dhe bashkëshortja e tij kanë 20 vite të martuar, ndërsa kjo e fundit e cilëson Nikajn si njeri “të sjellshëm dhe të urtë”.

Sipas gruas së Nikajt, Bedriu ka hyrë në kandidim “për shkak të qytetarëve të Drenasit”.

Pushimi i fundit i familjes Nika ishte në bregdetin shqiptarë e dhurata e fundit të cilën ka marrë gruaja e kandidatit për kryetar të Drenasit ishte fustani për  ditëlindje.

Sipas Ferides, Bedri Nikaj di të përgatisë ushqim por nuk e bën këtë.

“Punët e shtëpisë e ushqimin e përgatis vet”, thotë Feride Nika.

Bedri Nika dhe rivalët tjerë në garën për Drenasin do të përballen sonte në një debat të moderuar nga Jeta Xharra.

Kallxo.com dje ka publikuar video të shtëpisë së Bedri Nikajt të cilën mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

http://kallxo.com/shtepia-e-bedri-nikes-e-xhiruar-nga-droni/