Flet familjari i djalit të vdekur nga shembja e hotelit ‘Adriatik’

Lavdim Behrami, djali i axhës së djalit 27 vjeçarit që vdiq sot në Mitrovicë ka folur lidhur me vdekjen e tij.

Trupi i punëtorit që kishte mbetur i ngujuar nën rrënojat e hotelit ‘Adriatik’ është gjetur dhe tërhequr nga FSK-ja.

Sot rreth orës 17 është shembur një pjesë e hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Nën rrënojat e tij kishte mbetur V.B 27 vjeçar nga Mitrovica.

“Ai ka ndërruar jetë në vendin e punës së tij. Ka qenë në punën e tij për idare që thotë populli. Allahu na i ka dhanë, Allahu e ka marrë”

Trupi i të ndjerit kishte qëndruar nën gërmadha për më shumë se 6 orë

Sipas policisë dhe Komunës së Mitrovicës dyshohet se shkaku i shembjes ishte renovimi që po bëhej në këtë hotel, për të cilat punime nuk ishte marrë leje.