Ilustrim

Flet Drejtori i Trepçës: Minatorët nuk janë në rrezik

Rreth 150 minatorë janë ngujuar në Minierën e Trepçës pas djegies së një trafoje e cila ka lënë Mitrovicën pa energji elektrike.

Lajmin për ngujimin e minatorëve e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Drejtori i Trepçës, Xhevdet Tahiri.

“Po rreth 150 minatorë janë ngujuar brenda Trepçës. Po shpresojmë se së shpejti trafo do të rregullohet dhe minatorët do të dalin nga aty. Nuk kemi asnjë minator që është në rrezik apo të lënduar”, tha Tahiri për KALLXO.com.

Gjatë ditës së sotme është djegur trafostacioni i KEK-ut që gjendet në hapësirën e Fabrikës së Akumulatorëve në Mitrovicë.

Kjo ka bërë që Mitrovica të mos ketë energji elektrike.

https://kallxo.com/zjarr-ne-trepce-lendohet-nje-zjarrfikes-foto/