Flet Burri i Albulena Haxhiut: Po e Trajtojnë Sikur Kriminele!

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, tha për KALLXO.com se shumë pjesëtarë të policisë janë duke qëndruar në dhomën ku deputetja po merr trajtim mjekësor pasi u rrëzua në hollin e Kuvendit.

“Policia po e trajton si kriminele pasi në dhomën ku po qëndron Albulena ka shumë policë në uniformë dhe civilë. Ajo është kontrolluar nga policia edhe gjatë kontrolleve mjekësore”, tha Krasniqi.

“Albulena është me vetëdije por është e tronditur. Mjekët ende nuk kanë dalë me rezultate”, tha Krasniqi.

Aktualisht, Albulena Haxhiu është në Qendrën Emergjente të QKUK-së.