Flet avokati i të dyshuarit për vrasjen e 11 vjeçarit

Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit S.O. për shkak të dyshimit se ka dhunuar dhe ka vrarë një të mitur.

Nëse vendimi bëhet i plotfuqishëm, i pandehuri do të qëndrojë në paraburgim një muaj.

Fitim Malokaj, avokat i të dyshuarit për vrasjen në Fushë Kosovë ka thënë për KALLXO.com se i dyshuari nuk di as shkrim e as lexim dhe se mediat duhet të kenë shumë kujdes në artikuj.

“Klienti im e ka pranuar rastin në polici se e ka goditur viktimën me mjete të fortë dhe guri, ndërsa sot është caktuar vetëm masa e paraburgimit. Faza e hetimeve është duke vazhduar dhe do të vazhdojnë deri në ngritje të aktakuzës. Është rast i ndjeshëm dhe meqenëse kemi të bëjmë më viktimën 11 vjeçar dhe jo 9 vjeçar aq sa po thonë mediat ndërsa kryerësi në nëntor i bën 20 vjet”, ka thënë avokati.

Me 11 korrik 2019 një fëmijë i moshës 11 vjeçare ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një ndërtese, në rr. “Xhemajl Mustafa”, në Fushë-Kosovë.

11 vjeçari dyshohet se paraprakisht është dhunuar dhe më pas është vrarë.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës kishte mbajtur edhe një konferencë për media ku kishte dhënë sqarime për trajtimin e rastit.

https://kallxo.com/vrasja-e-11-vjecarit-prokurori-e-liroi-te-dyshuarin-per-dhunim/