Avokati Bekim Kafexholli - Foto: KALLXO.com
Flet avokati i policit të dyshuar për abuzim seksual me të miturën
07.2.2019 - 16:13
Në Gjykatën e Prishtinës ka përfunduar seanca dëgjimore në rastin e policit V.V,, i dyshuar për abuzim me 16-vjeçaren nga Drenasi.
Pas seancës është deklaruar Bekim Kafexholli, avokat i policit të dyshuar.
Avokati tha se sapo ka përfunduar seanca dëgjimore.
“Prokuroria i dha pretendimet e veta dhe ne si mbrojtje i dhamë kundërshtimet tona pasi që nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, theksoi avokati Bekim Kafexholli.
“Dje edhe mediat kanë dhënë prononcime lidhur me klientin tim Vesel Veselin por ato vepra nuk kanë të bëjnë fare me klientin tim”, theksoi avokati.
Avokati Kafexholli tha se janë duke e pritur vendimin e gjyqtarit.