Parada në Letoni - Foto: NATO

Flamuri shqiptar valëvitet në paradën e NATO-s në Letoni

Pjesëtarë të forcave të NATO-s kanë marrë pjesë në paradën e Madonës që shënon Ditën e Kthimit të Pavarësisë së Letonisë.

Oficeri komandues i Grupit të Betejave, lejtënant kolonel Sean French ka kryesuar grupin në paradën e mbajtur më 4 maj.

Flamujt e Shqipërisë, Kanadasë e të Italisë janë valëvitur me krenari në këtë paradë ushtarake.

Banorët lokalë, të rritur e fëmijë, kanë pasur mundësinë të shikojnë nga afër armët dhe automjetet e ushtarëve të NATO-s.

Pas paradës, pjesëtarë të NATO-s kanë zhvilluar edhe një ndeshje me ekipin lokal të futbollit.