Flamuri i Kosovës Nesër Vendoset ‘Te Rrethi’

Departamenti i Protokollit të Shtetit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme nesër do ta vendos flamurin e Kosovës te rrethi.

Zyra për Informim e kësaj ministrie ka bërë me dije se flamuri i Kosovës do ta valojë përkrah atij kombëtar pasi të vendoset edhe një shtizë.

Flamuri i Kosovës ishte vendosur te rrethi i spitalit nga Komuna e Prishtinës që udhëhiqej nga Isa Mustafa, por atë e kishin hequr aktivistë të VV-së.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti këto ditë është përballë me presion publik për vendosjen e flamurit, por ai e kishte hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se me një gjë të tillë duhet të merret Kryeministri.

Ideja për vendosjen e flamurit të Kosovës ‘te Rrethi’ së pari u dha nga një grup i qytetarëve në Facebook.

http://kallxo.com/grupi-ne-facebook-kerkon-flamurin-e-kosoves-te-rrethi-kryesor-ne-prishtine/