Flamuri Bie nga Shtiza e tij në Kuvend

Flamuri i Kosovës i vendosur në pikën më të lartë të ndërtesës së Kuvendit nuk ndodhet në shtizën e tij.

Në disa fotografi të ardhura në KALLXO.com shihet se flamuri është shkëputur nga shtiza dhe është puthitur për ndërtesën e Kuvendit.

Edhe para disa vjetësh mediet kishin raportuar për një flamur të shqyer në majë të ndërtesës së qeverisë.

Sot në Kosovë ra bora e parë dhe kishte edhe reshje shiu, por kjo nuk është arsye që flamujt të lëvizin.