Flamur Hoti konfirmon se është ftuar nga Gjykata Speciale

Ish- ushtari i UÇK-së, Flamur Hoti e ka konfirmuar për KALLXO.com se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Hoti ka treguar se ftesën nga Gjykata Speciale e ka pranuar para një muaji.

“Po, jam ftuar nga Gjykata Speciale. Ftesën e kam pranuar para një muaji por është shtyrë për shkak të një trajnimi që kemi pasur jashtë vendit me kolegët e punës”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se të hënën në orën 09:00 të mëngjesit do të udhëtojë në Hagë së bashku me avokatin e tij Bashkim Nevzati.

Flamur Hoti, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale