Komisioni diskuton për platformën | Foto: KALLXO.com

Fjalët për platformën- nga mangësitë te grupi i unitetit

Platforma për fazën finale po diskutohet në Komisionin për Punë të Jashtme me vlerësime të kundërta nga pozita dhe opozita.

Shqyrtimi i Projekt-Platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve po bëhet në Komisionin për Punë të Jashtme.

Në fillim kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani tregoi se çfarë përmban projekt- platforma.

Marrëveshja i perman 9 pika që definojnë fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë”, tha Osmani.

Por Dukagjin Gorani nga Grupi i Deputetëve të Pavarur platformën e konsideroi të përgjithësuar, ndërsa kundërshtoi pikën që përcakton që fazën finale të bisedimeve e drejton presidenti.

“Para nesh eshte ni dokument i shkurtër dhe përgjithesues… Këto 9 pika janë të ndara në dy pjesë. 4-5 të parat janë konstatime, e 5 tjerat janë imponime. Sidomos pika e 6 që Kuvendi konfirmon që presidenti autorizohet përfaqësues.Si e tillë nuk mund ta kete përkrahjen e sidomos përkrahjen e Grupit të Pavarur të Deputetëve”, tha Gorani.

Por deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi kërkoi që të mos ketë ngutxje rreth vlerësimit e as paragjykim për platformën.

“Mos të ngutemi me paragjykime nëse do ta përkrahim ose jo, për shkak që kjo platformë ka ardhë në Kuvend pikërisht për këtë arsye, qe na ta diskutojmë dhe në seancë ne ta japim fjalën e fundit”, tha Thaçi.

Visar Ymeri tha se platforma nuk lejon shumë mundësi diskutimi.

“Ne këtë platformë vendimet janë marrë. Nuk lihet shumë hapsinë diskutimi. Në përgjithesi ne Kuvend do të duhej ta kishim një debat gjithpërfshirës për atë si ne e shohim dialogun. Por këtë nuk mund ta bëjmë pa u dakorduar për të kaluarën”, tha Ymeri.

Ndërsa Zafir Berisha kërkoi që platforma t’i kthehet qeverisë.

“Kjo platformë ka dalë ad-hoc, e punume ndoshta diku prapa perdeve, por jo e analizume mirë. Mendoj që platforma duhet me iu rikthy qeverisë dhe ata ta gjejnë modulin për diskutim”, tha Berisha.

Ai konsideroi se “platforma nuk është dokument i kryeministrit, por i atyre që po dojnë me marrë kompetenca”.

Aida Dërguti platformën e cilësoi sipërfaqësore, ndërsa konstatoi se duhet të mbërrihet konsensusi nacional.

Kjo platformë është sipërfaqësore. Ne nuk duhet harrojmë që fuqia politike e presidentit te Serbisë ëahtë shumë më e madhe ngase ai zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë, ndërsa i Kosovës nga Kuvendi e madje ai nuk përfaqëson as unitet.Mendoj që konsensusi nacional është i vështirë për tu mrri, por i domosdoshëm”, tha Dërguti.

Por Elmi Reçica kërkoi unitet rreth platformës.

“Nëse bisedimet kanë fillu me një grup uniteti, të udhëhequra nga presidenti, mendoj që njësoj të permbyllen. Kjo sepse presidenti përfaqëson unitetin e popullit, pavaresisht kush ka qenë a kush është”, tha Reçica.

Doruntina Maloku tha se platforma është e mangët.

“Ky dokument ka shumë mangësi ngase nuk trajton cështje të rëndësishme sikërkim falja, kompensimi i dëmeve të luftës dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve”, tha Maloku.

Platforma e qeverisë për fazën finale të dialogut me Serbinë u paraqit më 19 prill.

Në vijim mund ta lexoni çfarë përmban,