Fjala Hyrëse në Gjykimin e Zhushit dhe të Tjerëve

Në gjykimin e Ferdije Zhushit, Basri e Armend Mujës dhe Naim Brahës që akuzohen për shpërdorim detyre dhe marrje e dhënie ryshfeti, prokurori tha se aktakuza do të vërtetohet gjatë gjykimit duke u bazuar në prova dhe fakte.

Edhe avokati Korab Rexhepi, përfaqësues ligjor i Kolegjit “Universum” u pajtua pajtohet me fjalën hyrëse te prokurorit.

Fjalën e prokurorit e mbështeti edhe pronari i Kolegjit ISPE Avni Mazrreku, por ai kritikoi prokurorinë që sipas tij përfshiu pak fakte në aktakuzë.

“Prokuroria ka dështuar ne fakt, pasi që as 10 për qind e provave që kanë qenë publike për katër vjet nuk janë përfshi në aktakuzë. Këto çka paraqiten ne aktakuzë nuk janë as 10 për qind e veprave të kryera,” deklaroi Mazrreku.

Ndërsa mbrojtja e të akuzuarve dhe vetë të akuzuarit kundërshtuan aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës duke e cilësuar të pabazuar në prova.

Armend Muja akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje, ndërsa Basri Muja dhe  Ferdije Zhushi ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.

Naim Braha akuzohet për veprën penale të dhënies se ryshfetit.

Në kohën për të cilën akuzohet, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj agjencie.

Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit të kaluar, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza.

http://kallxo.com/ferdije-zhushi-etemi-cakrediton-veten/

Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës të UNDP-së u arrestuan në nëntor të vitit 2014.

http://kallxo.com/arrestohen-ferdije-zhushi-etemi-dhe-armend-muja/