Fitues dhe finalistë të çmimit Pulitzer, trajnerë në Shkollën Verore të BIRN-t sivjet

Gazetarët dhe redaktorët fitues të çmimeve, do të trajnojnë më shumë se 30 gazetarë në kryerjen e hulumtimeve me burime të hapura, duke verifikuar të dhënat dhe duke paraqitur artikujt në Shkollën Verore të BIRN 2019, që do të zhvillohet në Mal të Zi.

Blake Morrison, redaktor i projekteve hulumtuese në Reuters dhe tri herë finalist për Çmimin Pulitzer për Gazetari Hulumtuese, është trajneri kryesor për Shkollën e 10-të vjetore Verore. Shkolla do të organizohet në zemër të Gjirit të Bokës, në Herceg Novi në Mal të Zi dhe do të zhvillohet nga 18 deri më 25 gusht, me pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Europa.

Përveç ligjëratave të Morison, më shumë se 30 pjesëmarrës do të kenë mundësi të mësojnë nga disa prej redaktorëve dhe gazetarëve të njohur botërorë, si Frederick Obermaier (Süddeutsche Zeitung), Benjamin Strick (BBC Africa Eye dhe Bellingcat) dhe shumë të tjerë.

Që kur iu bashkua ekipit të Reuters, Morrison ka mbikëqyrur dhe përpunuar një sërë projektesh që përfshijnë dy finalistë për çmimin Pulitzer: Shkëmbimi i Fëmijëve, një hetim i tregut nëntokësor të Amerikës për fëmijët e adoptuar dhe Dhoma e Ushtimës, një raport i veçantë që zbuloi se si një grusht avokatësh, dolën të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në Gjykatën Supreme të SHBA.

Në Shkollën Verore të BIRN-it, ai do të zbulojë sekretet e intervistimit për të pranishmit, t’u mësojë atyre se si të krijojnë dhe të organizojnë një projekt hulumtues dhe t’iu ndihmojë atyre të mësojnë se si të imagjinojnë një histori.

Frederick Obermaier, një gazetar hulumtues për Süddeutsche Zeitung dhe një nga iniciatorët dhe koordinatorët e hulumtimit të Panama Papers së ICIJ, do t’u mësojë pjesëmarrësve se si të hetojnë grupe të mëdha të të dhënave dhe të verifikojnë rrjedhjet.

Si pjesë e ekipit të Panama Papers, ai fitoi Çmimin Pulitzer 2017 për Raportimin Shpjegues; çmimi i George Polk, çmimin Perfil dhe Nannen Preis, një çmim prestigjioz i gazetarisë gjermane. Ai u votua së bashku me kolegët e tij, Bastian Obermayer dhe Vanessa Wormer, “Gazetari gjerman i vitit 2016”.

Përveç Panama Papers, Obermaier ishte pjesë e ekipit që zbuloi rolin e Gjermanisë në luftën e dronëve të Shteteve të Bashkuara. Obermaier ka marrë çmime të shumta për punët e tij të tjera, duke përfshirë çmimin CNN në vitin 2011 dhe Çmimin Wächterpreis der Tagespresse dhe Helmut Schmidt në vitin 2013.

Për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle mund të aplikoni KËTU.