Ilustrimi: Kallxo.com

Financimi i Partive Politike, ku Qëndron Kosova?

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), sot mban panelin diskutues “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”.

Debati ka për qëllim të vë në pah mangësitë dhe sfidat kryesore në kuadër të sistemit të financimit të subjekteve politike, si dhe të diskutojë rreth kornizës ligjore që rregullon këtë fushë.

Duke pasur parasysh që Qeveria e Kosovës ka aprovuar koncept dokumentin për financimin e subjekteve politike të iniciuar nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, ky panel diskutues ka për qëllim të diskutojë dhe analizojë modelet më efikase të procesit të auditimit të financave të subjekteve politike duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ato rajonale.

Për më tepër, në këtë diskutim kujdes i veçantë do t’i kushtohet transparencës, kontrollit të brendshëm, si dhe nevojës për një mekanizëm të pavarur të monitorimit të financimit të subjekteve politike. Debati do të fillojë në orën 10:30.