Filozofiku Zgjedh Dekanin

Bujar Dugolli është votuar edhe për një mandat në krye të Fakultetit Filozofik.

Dekani i deritanishëm i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli, është votuar sot edhe për një mandat në krye të këtij fakulteti.

Në garën për dekan, Dugolli ka marrë votat e 23 anëtarëve të Këshillit Drejtues të fakultetit krahas 10 votave sa mori kundërkandidatja e tij, Hasnije Ilazi.

Dugolli është profesor i historisë në këtë fakultet.