Filmi ‘Nëntori i ftohtë’ ‘rikthehet’ në Kosovë, në fundjavë shfaqet në Cineplex dhe Doku Kino

Pas rrugëtimit të gjatë dhe të suksesshëm nëpër kinema dhe festivale evropiane filmi “Nëntori i ftohtë”, me skenar të Ismet Sijarinës e Arian Krasniqit dhe regji të Ismet Sijarinës, do të shfaqet edhe në kinematë kosovare.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, regjisori i filmit Ismet Sijarina bënë të ditur se filmi “Nëntori i ftohtë”, do të shfaqet këtë të shtunë, më 17 nëntor 2018, në kinemanë Cineplexx Kosova.

Po në të njëjtën ditë, sipas Sijarinës, “Nëntori i ftohtë”, do të shfaqet edhe në kinemanë ‘Doku Kino” në Prizren.

“Pas rrugëtimi të gjatë ndërkombëtar vjen edhe në shtëpi të vete, ‘Nëntor i ftohtë”, në kinemanë Cineplex në Prishtine dhe Doku Kino në Prizren, nga data 17 nëntor”, ka shkruar Sijarina.

Filmi “Nëntori i ftohtë”, pati disa prezantim në festivale ndërkombëtare brenda një kohë relativisht të shkurtët, si në festivalit në San Sebastian të Spanjës, në festivaline filmit në Cyrih, Festivalit e Bosforit në Stamboll të Turqisë dhe së fundit në atë të Selanikut, duke marrë dhe çmime.

Në festivalin e filmit në Cyri, “Nëntori i ftohët” mori çmimin për audiencën, kurse në atë të Bosforit në Stammboll, aktori Kushtrim Hoxha mori çmimin e Aktorit më të Mirë, për rolin kryesor në “Nëntori i ftohtë”.

Filmi rrëfen historinë e Fadilit një arkivist, i cili e gjen veten në një situatë të vështirë, ai duhet të zgjedhë midis dy opsioneve, duke qenë i vetëdijshëm se të dyja janë të gabuara dhe si pasojë e zgjedhjes së tij, të padashur dhe pa dëshirë, ai detyrohet të “gëlltit” turpin, dhe të durojë presionin që vjen nga të gjitha anët.

Në rolet kryesor Luajnë: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.