Filmi 'Juliet naked' jepet sot premierë në në Kino ABC në Prishtinë

Kinemaja ABC në Prishtinë do të shfaqë sot për shikuesit e saj filmin premierë “Juliet, naked”, të zhanrit komedi/dramë/muzikë me aktorët Ethan Hawke, Rose Byrne, Chris O’Dowd, etj.

Filmi do të shfaqet nga në ora 20:00 dhe 22:00, duke vazhduar pastaj çdo ditë në të njëjtin termin.

Ndërkaq, vazhdon shfaqja edhe e dy filmave tjerë në këtë kinema.

Oraret:

“Ralph breaks the internet” 3D, në ora 16:00.

“Bumblebee”, në ora 18:00.

“Juliete, naked”, në ora 20:00 dhe 22:00.