Filmi i shkurtër ‘Bebja’, premiera në janar 2019

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër “Bebja” me skenar dhe regji të Ben Apollonit, i mbështetur financiarisht nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë.

Xhirimet e filmit janë realizuar në Shkup, ndërsa në janar të 2019, po në Shkup filmi “Bebja” do të ketë premierën.

“Bebja” është drama e një çifti të ri që ka mbetur i ngujuar në banesën e tyre, pa ushqim, pa qumësht dhe me një bebe, i frikësuar deri në vdekje.

Ata duan të ikin për t`i shpëtuar më të keqes, por kanë frikë pasi që bebja e tyre e uritur qanë pa ndalë dhe kjo i bën të mos guxojnë të dalin nga banesa e tyre se mund të dëgjojnë ushtarët dhe mund t’i kapin.

“Bebja” është një dramë ku vihet në sprovë forca e karakterit të njeriut dhe pavarësisht se bartë një mesazh universal dhe nuk ka të përcaktuar kohë dhe vendin e tragjedisë së familjes, ngjarja e filmit korrespondon me luftën e viti ’99 -’99 në Kosovës.

Në film luajnë: Fatlume Bunjaku, Ismail Kasumi, etj., ndërsa producent dhe drejtor fotografisë është Halim Luta.