Filmi i Samir Karahodës në garën e filmit në ‘Berlinale’

Filmi ‘Në mes’ i autorit Samir Karahoda do jetë pjesë e garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts” që mbahet në kaudër të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar  në Berlin të Gjermanisë.

Duke u bërë kështu filmi i vetëm kosovar që merr pjesë në programin garues të Festivalit “Berlinale’, ndërsa premiera e filmit në kuadër të këtij festivali do të jetë me 12 shkurt 2019.

Përmes një komunikate për media Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se ka qenë vetë Festivali ‘Berlinale’ ai që ka dhënë lajmin për pranimin e filmit ‘Në mes” në garën e “Berlinale Shorts”, të këtij festivali.

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje.

Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Filmi është prodhim i “SK Pictures”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Banka për Biznes, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës dhe DokuFest.