Filmi “Hobbs and Shaw’ nga sot edhe në kinematë kosovare

Saga e hitit filmik “Fast and Furious”,  vjen kësaj radhe në kinematë Kosovare me premierën e filmit “Hobbs & Shaw” me aktorët e famshëm Dwayne Johnson, Jason Statham, Idris Elba, etj. dhe regji të Jon Watts.

Kinemaja ABC dhe Cineplex janë kujdesu që edhe adhuruesi kosovarë të zhanrit të filmi aksion, komedi, aventurë të përjetojë emocionet e një prej filmave më të ri holivudian “Hobbs and Shaë”, si vazhdimi i sagës tashmë të njohur “Fast and Furious”..

Premiera e “Hobbs & Shaw” shfaqet sot në Kinemanë ABC në Prishtine në dy terminë, ne ora 19:30 dhe 22:00, duke vazhduar çdo natë në të njëjtat termine.

Ky film do të shfaqet edhe në Kinemanë Cineplex në Prishtinë nga nesër në disa terminë në disa prej sallave të kësaj kinemaje.