Filmi ‘Heroi’ shfaqet sot në Kinotekën e Maqedonisë

Filmi ‘Heroi” me regjit të Luan Kryeziu, produksioni i “Iliriafilm” do të shfaqet sot, duke filluar nga ora 20:00 në Kinotekën e Maqedonisë në Shkup.

Filmi shfaqet në kaudër të Javës së filmit të Kosovës në Shkup, organizuar nga “Kosovafilmi” në bashkëpunimin edhe me Kinotekën e Maqedonisë.

Filmi “Heroi” rrëfen historinë e një ish-ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që banorët e zonës e njohin si “Heroi”, i cili pas luftës humbet vendin e punës si mësues në shkollën e një fshati dhe përballet me realitetin e hidhur të vendit të tij.

Lufta kundër varfërisë për heroin del të jetë më e vështirë e se ajo kundër armikut, duke sjellë protagonistin para një situate shumë sfiduese.

Java e Filmit të Kosovës në Shkup ka nisur ditën e djeshme me shfaqjen e filmit “Babai”, ndërsa do të zgjasë deri më 23 dhjetor 2018 me shfaqje dh disa filmave tjera të produksioneve kosovare po në Kinotekën e Maqedonisë.

Përveç këtij filmi, në ditët e ardhshme në kuadër të kësaj jave do të shfaqen edhe filmat: “Tri dritare dhe një varje”, “T’padashtun”, “Home swëw home” dhe “Eho”.