Filmi ‘Heroi” shfaqet në 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit

Filmi “Heroi” me skenar dhe regji të Luan Kryeziut do të shfaqet nesër në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”.

Filmi shfaqet në kuadër të 20 vjetorit të manifestimit “Epopeja e Jezercit”, që organizohet nga Komuna e Ferizajt në kujtim të luftës së UÇK-së..

Përveç këtij filmi në kuadër të edicionit të sivjetmë të Epopesë do të ketë edhe shumë aktivitete tjera  si: ekspozita, koncerte, akademi përkujtimore, etj.

Edicioni i 20-të i Epopesë së Jezercit hapet sot me ekspozitë homazh me veprat e artistit Gursel Sylejmani në Galerinë e arteve në Ferizaj.