Filmi dokumentar për IRA-n shfaqet sot të 'Kino ARMATA'

Në Kinemanë ‘ARMATA’  në Prishtinë shfaqe sot në mbrëmje, në ora 19:00 filmin dokumentar “Disappeared by the IRA” me regji të Alison Millar.

Filmi shfaqet në bashkëpunim në mes Kino Armatës, SBUNKER dhe DOKUFEST-it, ndërsa përmes dokumentarit zbulohen dëshmi të reja nga kreu i IRA-s, i cili ishte i përfshirë në një vrasje.

Përmes një njoftimi Kino Armata bën të ditur se në mbrëmjen e së hënës, më 27 maj 2019 jepet filmi “Disappeared by the IRA”.

Filmi është dokumentar historik mbi konfliktin e Irlandës së Veriut, historitë e fuqishme për njerëzit e vrarë dhe pastaj të djegur fshehurazi nga Ushtria Republikane Irlandeze, njerëzit të cilët janë përfshirë në vrasje dhe asgjësim, dhe llogaridhëniet në kohën e paqes për krimet e kryera më herët.

Dokumentari ngrit shumë pyetje që kanë ndodhur ne mesë të britanikëve dhe Ushtrisë Republikane Irlandeze, (IRA).