Filmi ‘Bumblebee’ shfaqet sot premierë në Kino Abc

Kinemaja ABC në Prishtinë do të sjellë sot, më 20 dhjetor 2018, në program premierën e filmit ‘Bumblebee’.

Filmi do të shfaqet në dy termine në ora 18:00 dhe 20:00, dhe shfaqet njëkohësisht me shfaqjen premierë të këtij filmi edhe në qendrat tjera botërore.

Filmi “Bumblebee”, i njohur ndryshme dhe si Transformers 6, një përzierje zhanresh sjell një aventurë në mes të të arratisurit Bumblebee dhe vajzës së re Charlie.

Në rolet kryesore paraqitën, Hailee Steinfeld, John Cena, Angela Bassett, Jorge Lendenborg Jr., John Ortiz, Jason Drucker, Pamela Adlon, etj. Ndërsa regjia e filmit ëhstë bërë nga Travis Knight.

Përveç filmit Bumblebee, gjatë ditës së sotme do të shfaqen edhe dy filma tjerë.

Oraret:

“Spider-man; into the spider-verse” 3D, ora 16:00.

“Bumblebee”, ora 18:00 dhe 20:00.

“Mortal engines” 3D, ora 22:00.